Edhe Drilon ‘trimi’ flet për shpullën ndaj Gjestit, thotë se do ta kishte ‘prekur’ Jozin

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, ka reaguar për herë të parë lidhur me incidentin që ndodhi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku konkurrenti Joz Marku goditi me shuplakë Gjestin.

 


I ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Driloni ka komentuar situatën duke shprehur hapur pakënaqësinë dhe indinjatën e tij për sjelljen e Jozit.

 

Ai tha se e ka nervozuar jashtëzakonisht shumë veprimi i Joz Markut dhe se, po të ishte vetë në atë pozicion, nuk do të rrinte i heshtur.

 

“Unë jam një njeri shumë i qetë, deri në momentin kur më prek dikush fizikisht. Sepse askush nuk ka të drejtë të të prekë – sidomos në atë mënyrë”, tha Rama, shkruan telegrafi.

“Atë ditë kur ndodhi rasti me Gjestin, kam pasur shumë qejf të isha aty. Nëse Jozi kishte të drejtë ta prekë dikë, atëherë edhe unë do ta kisha prekur. E pastaj do ta shihnim si do të vazhdonte situata, a do të ishte mirë apo jo.”

Ky është reagimi i parë publik nga Driloni pas incidentit që shkaktoi bujë në rrjet dhe mes ndjekësve të spektaklit.

 

Deklarata e tij ka hapur diskutime të gjera në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës janë ndarë mes mbështetjes për reagimin e sinqertë të Drilonit dhe shqetësimit për mënyrën si po eskalojnë situatat brenda shtëpisë së BBVA.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top