Edhe Dhoma e Avokatisë kundër Kodit të ri Penal

Një ditë pasi kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, doli kundër draftit të propozuar për ndryshimet në Kodin Penal, duke e cilësuar atë si një nismë të rrezikshme për sistemin e drejtësisë, ka reaguar sot edhe Dhoma e Avokatisë.

Në një konferencë për mediat, kryetari Maks Haxhia është shprehur se kodi i ri ka dënime më shumë se në kohën e komunizmin, që bie ndesh me parimet e avokatit.

“Drafti i Kodit Penal ka një mal me probleme. Duhet të dilte me një komunikim për të gjithë aktorët, me nevojën që çuan për përgatitjen e këtij drafti për këtë kod. Nuk kemi prezencën e nevojës pse duhet kod i ri. Nuk është si rrjedhojë e nevojës së organeve të drejtësisë.

23 herë është ndryshuar. Është inkuizitor, nuk do ta pranojë Europa. Ka dënime represive më shumë se në kohën e komunizmit. Janë vënë nene diskriminuese.

Bie ndesh me parimet e avokatit. Mjet të fundit do të kemi kontestim në Gjykatën Kushtetuese”, -është shprehur Haxhia.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top