Koleksioni i çmuar i veprave të artit i Edgar Davids po zbrazhej pak nga pak pas shpinës së tij, pa e kuptuar ai asgjë. Ish-futbollisti i Juventusit ka qenë viktimë e një mashtrimi të kryer nga një mike e familjes së tij, një person i besuar deri në atë pikë sa të kishte çelësat e njërit prej apartamenteve të tij në Londër: është një histori surreale që holandezi e zbuloi krejt rastësisht falë një mesazhi që i ishte dërguar në Instagram nga një person që mendonte se po blinte rregullisht një nga veprat e tij.
Ish-mesfushori i Juventus, Barcelonës dhe Tottenham është një i apasionuar i madh pas artit bashkëkohor dhe gjatë viteve ka krijuar një koleksion me shumë respekt që pa dijeninë e tij është shitur në ankand. Gjithçka ka filluar kur ka lindur miqësia mes Edgar Davids dhe Nabilës që për një kohë madje ka qëndruar në vilën e tij: gruaja kishte çelësat e shtëpisë së tij në veri të Londrës dhe aty ka jetuar për një periudhë për t’u kujdesur për të gjitha pasuritë e lojtarit që ndërkohë ishte zhvendosur në një apartament të ri. Por pak nga pak ka vjedhur 37 vepra arti për t’i shitur në bankën e pengjeve duke përfituar rreth 200 mijë euro.
Një dëm ekonomik i rëndësishëm, por edhe më shumë një plagë në zemrën e lojtarit që i besonte verbërisht asaj personi. Holandezi e ka zbuluar mashtrimin vetëm në vitin 2017, krejt rastësisht: veprat ishin shitur rregullisht në ankand (pa e ditur ai gjë) dhe një ditë një blerës kishte vendosur t’i shkruante në Instagram për t’i kërkuar historinë e një pjese që mbante emrin e tij në pjesën e pasme dhe që do të donte ta blinte. Ka qenë një dush i ftohtë për Edgar Davids që ka zbuluar gjithë mashtrimin e kurdisur pas shpinës së tij. Koleksioni i artit nuk ishte ruajtur në një strukturë siç priste ai, por ishte copëtuar pak e nga pak për të nxjerrë para dhe për të nisur ankande pa e kuptuar ai asgjë.