Kylie Jenner, e penduar për ndërhyrjet estetike
Kylie Jenner po përpiqet t’i kërkojë llogari vetes dhe familjes së saj në trailerin e ri të sezonit 3 të The Kardashians. Manjatja e grimit adresoi një kritikë të gjatë për familjen e saj të famshme.
“Të gjithë ne duhet të bëjmë një bisedë më të madhe për standardet e bukurisë që po vendosim”, u thotë Kylie motrave të saj. Ajo shton për vajzën e saj 5-vjeçare, Stormi Webster, “Unë nuk dua që vajza ime të bëjë gjërat që bëra unë. Do të doja të mos kisha prekur kurrë asgjë.” Kylie nuk është futur në detaje për “asgjë” në fjalë, por më parë ka pranuar se ka pasur mbushës buzësh.
Në një intervistë në prill për HommeGirls Volume 9, themeluesja e Kylie Cosmetics foli për një keqkuptim të zakonshëm që rrethon fytyrën e saj. “Mendoj se një keqkuptim i madh për mua është se kam bërë kaq shumë operacione në fytyrën time dhe se isha një person i pasigurt, dhe në të vërtetë nuk isha!” tha ajo për revistën. “Po, unë i dua buzët e plota , por duke u rritur kam qenë gjithmonë personi më i sigurt në dhomë. Unë isha vajza që performoja për të gjithë.”
Kylie shtoi: “Unë kisha një pasiguri të buzëve, kështu që i bëra dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë. Nuk pendohem. Por gjithmonë kam menduar se isha e lezetshme.”
Megjithatë, ajo shtoi se kur u bë nënë filloi të mendojë më shumë për standardet e bukurisë, duke thënë për Stormin: “Ajo është perfekte ashtu siç është… Unë i shoh tiparet e mia tek vajza ime dhe tek djali im tani, por ju e dini, vajza ime më ngjan shumë. Unë shoh bukurinë time tek ajo dhe kjo më ka bërë ta dua veten më shumë. Bukuria gjithmonë ndryshon për mua.”