Ed Sheeran thyen rekord në New York

Saktësisht 89,106 persona kanë qenë të pranishëm për të ndjekur performancën e kantautorit britanik, duke thyer kështu rekordin e pjesëmarrjes së fansave ndonjëherë në këtë stadium.

Sheeran është aktualisht në mes të pjesës së Amerikës së Veriut me turin e tij Matematikor”. Koncerti i Sheeran gjithashtu tejkaloi rekordin e frekuentimit të mikeshës dhe koleges së tij Taylor Swift. Kjo e fundit grumbulloi vetëm 82,000 pjesëmarrës.

Ky është turneu i parë i Sheeran pas pesë vitesh që nga “Divide Tour” në 2018. Pjesa e turneut në Amerikën e Veriut filloi në Arlington, Teksas më 6 maj dhe do të mbyllet në Inglewood, Kaliforni më 23 shtator.

Sheeran do të ndalojë në Gillette Stadium në Foxborough më 30 qershor dhe 1 korrik dhe në Teatrin Boch Center Wang në Boston më 29 qershor.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top