E zhveshur në oborr/ Protesta e fortë e studentes iraniane (VIDEO)

Në Iran, një studente e Universitetit Islamik Azad të Teheranit u ndëshkua për veshjen e saj nga njerëzit e sigurimit të universitetit sepse ajo mbante shaminë e saj në një mënyrë “të papërshtatshme”. Por vajza ka vendosur të mos e lërë me kaq ndaj në shenjë proteste, u zhvesh dhe qëndroi në oborrin e universitet pa rroba.

Skena u përjetësua në një video që u bë virale në rrjetet sociale iraniane, ku vajza shihet e ulur, me të brendshme dhe sytjena, në oborrin e departamentit të Shkencës dhe Kërkimit të universitetit. Më pas studentja u arrestua.

“Pas një akti të pahijshëm nga një studente në universitet, sigurimi i kampusit ndërhyri dhe ua dorëzoi atë autoriteteve të policisë” – shkroi në X, Amir Mahjoub, drejtor i përgjithshëm i marrëdhënieve me publikun në universitet. “Motivet dhe arsyet e veprimeve të studentes janë aktualisht nën hetim” – shtoi ai.

Amir Kabir Newsletter, një grup studentor në Telegram, raportoi detaje të incidentit, duke shkruar se studentja mbeti vetëm me të brendshme pasi ajo ishte dhunuar nga forcat e sigurisë për çështjen e shamisë ndërsa rrobat e saj ishin grisur nga forcat e sigurisë.

Gjatë arrestimit studentja ka pësuar një sulm të rëndë fizik, pasi koka iu godit ose në derën e makinës ose në një shtyllë, duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe. “Në gomat e makinës janë gjetur njolla gjaku”, thuhet në raport.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top