E treta e vërteta?/ Mbahet sot seanca për vendimin e ankimit të Erion Veliajt

Pas dy seancave radhazi në Apelin e GJKKO, sot në 10:00 pritet të shpallet vendimi për ankimin e Erion Veliajt kundër masës arrest me burg. Veliaj kërkon masë më të lehtë sigurie kundrejt garancisë pasurore.

Pas provave të reja që SPAK paraqiti të martën, u shtynë dy seanca të njëpasnjëshme, ndërsa vendimi nëse do të pranohen apo jo ankimimet, protet të merret mëngjesine sotëm. Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

Lirinë kërkon edhe biznesmeni Elman Abule, në qeli për pastrim parash. Ndërkohë, 3 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha kërkojnë heqjen e masës së sigurisë detyrim paraqitjeje.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top