Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, në zonën e Lozhanit. Gjatë një operacioni policor një person ka qëlluar për vdekje një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër.
Gjithashtu bëhet me dije se edhe autori i dyshuar ka mbetur i plagosur gjatë incidentit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.