E rëndë në Itali/ Humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Via Piave, Bolonja, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi ra nga dritarja i një çatie ndërtese. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00.

Sipas raportimeve, xhami ku po ecte djali nuk e mbante dot peshën e tij dhe u thye, me 12-vjeçarin që ra dhe u përplas te shkallët. Përpjekjet e shokëve që e shoqëronin për ta shpëtuar ishin të pasuksesshme, ndërsa djali vdiq menjëherë.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e urgjencës mjekësore dhe policia, të cilët nisën hetimet për rrethanat e ngjarjes. Hetimet mjeko-ligjore po përqendrohen te oborri i ndërtesës, i cili ka disa shkallë, si dhe tek shkallët ku ndodhi rënia tragjike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top