E RËNDË/ 2 të vrarë dhe 68 të plagosur nga sulmi terroriѕt në Gjermani

Një makinë ka përplasur një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Gjermanisë, Magdeburg. Lajmi për këtë sulm u bë i ditur nga agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Transmetuesi publik lokal MDR raporton se të paktën 2 persona kanë vdekur dhe rreth 68 të tjerë janë plagosur, duke cituar një burim policor. Sipas të njëjtave burime, drejtuesi i makinës, një BMW e zezë, për të cilën dëshmitarët thanë se u fut me shpejtësi drejt e në turmë, është arrestuar.

Ai eci rreth 400 metra në turmën e njerëzve me një makinë të marrë me qera pak para ngjarjes. Mediat gjermane shkruajnë se autori është një 50-vjeçar i lindur në Arabinë Saudite.

Magdeburgu ndodhet në juglindje të kryeqytetit Berlin në shtetin e Saksonisë-Anhalt dhe ka një popullsi prej rreth 240 mijë njerëz. Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë një reagim fillestar, duke thënë se “lajmet nga Magdeburgu na bëjnë të kemi frikë nga më e keqja”.

“Mendimet e mia janë me viktimat dhe të dashurit e tyre. Ne qëndrojmë në krah të tyre dhe në krah të të gjithë banorëve të Magdeburgut. Falënderimet e mia për të gjitha shërbimet e urgjencës në këto orë të vështira” – shkruan Scholz.

“Ngjarja duket të jetë një sulm dhe jo aksidentale”, tha ministria e brendshme rajonale, sipas agjencive të lajmeve.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top