E priti gjatë, ky është reagimi i De Bruynes pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Manchester City ka arritur më në fund ta fitojë titullin e shumëkërkuar të Ligës së Kampionëve.

“Citizens” triumfuan minimalisht 1:0 në finalen e Stambollit ndaj Interit, shkruan Gazeta Express.

Gjatë pjesës së parë, Kevin De Bruyne u lëndua dhe u detyrua të largohej nga ndeshja, njëjtë siç kishte ndodhur edhe në finalen e kaluar.

Pas fitores, De Bruyne tha se e kishte pritur gjatë këtë sukses.

“Është e mrekullueshme. Ne kemi punuar gjatë për këtë. Të jesh pjesë e historisë së këtij klubi dhe për gjithçka që kemi bërë si ekip”, tha mesfushori belg.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top