E pësuan ‘influencerët’ në Shqipëri, do të tatohen për çdo postim në rrjete sociale

Të gjithë ata blogerë/influencerë që shpërndajnë foto, story apo video në rrjetet sociale dhe që përfitojnë të ardhura prej tyre tani, do të tatohen. Pra, duhet ta shohin këtë aktivitet si një biznes të vërtetë.

Eksperti i financave, Ilir Brasha, i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” , njoftoi se ligji ka hyrë në fuqi dhe që prej 31 marsit të gjithë influencerët janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat personale.

Sipas tij, edhe blogerët që fitojnë përmes rrjeteve sociale tashmë do të trajtohen si njësi biznesi, duke i futur kështu në të njëjtat detyrime fiskale si një marketing profesional.

Biseda në studio:

Ilir Brasha: Influencerët do të konsiderohen në një farë mënyre si njësi biznesi, pra ata do të tatohen si çdo individ tjetër në shoqëri, përkatësisht edhe për një story në rrjetet e tyre sociale, i cili mund të jetë ose jo privat. Çdo person që shpërndan një foto, story, apo reels në rrjetet sociale dhe që krijon të ardhura nëpërmjet kësaj të shpërndarje do të konsiderohet si e ardhur e tatueshme.

Aldo: Ky është projektligj?

Ilir Brasha: Ka hyrë në fuqi dhe në 31 mars të këtij viti të gjithë influencerët duhet të bëjnë deklarimet e të ardhurave personale.

Aldo: Bloger tashmë nuk mund të quhet kushdo?

Ilir Brasha: Tani, ashtu edhe si me gjinitë bloger mund të konsiderohet kushdo që e quan veten si të tillë. Por, blogerët të cilët krijojnë të ardhura përmes përdorimit të rrjeteve sociale, në një farë mënyrë ato do të quhen si njësi biznesi tanimë, pra siç do operon një njësi marketingu.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top