“Ne jemi duke zhvilluar përgatitjet për Europianin është një process pune shumë e shpejtë, sigurisht kemi 7 ditë që stërvitemi dhe brenda këtyre kemi dy miqësoret. Ne po përgatitemi për Italinë por smund të them akoma si do të jetë skuadra, kemi edhe pak ditë kohë dhe mbetet për tu parë”. Tekniku i kombëtares Sylvinho mezi pret të nisë Euro 2024 dhe për të shkuar në mënyrën më të mirë ka edhe një provë të fundit për të bërë. Nesër kuqezinjtë do të luajnë kundër Azerbajaxhanit dhe braziliani në konferencën për shtyp ishte i qartë.
“Në ndeshjen me Azerbajxhanin tu japim më shumë mundësi lojtarëve që nuk kanë luajtur. Duhet tu japim minuta në këmbë dhe të provojmë gjëra të reja”, tha Sylvinho, duke e spostuar fokusin te Italia, kundërshtari i 15 qershorit. “Italia është skuadra kampione në fuqi e Europës sigurisht është një ndeshje shumë e vështirë. Po përgatitemi për tu përballur siç duhet me Italinë një nga ekipet më të forta në botë, ashtu si Kroacia dhe Spanja që bëjnë pjesë në grupin tonë. Është një grup shumë i fortë dhe i bukur dhe për të gjithë ne”.
Sylvinho nuk ka ndërmend të vendosë objektiva, natyrisht grupi nuk të lejonë shumë, por tekniku nuk do të heqë dorë pa e provuar: “E rëndësishme është që ta shijojmë këtë pjesëmarrje të dytë në finalet e një turneu të madh, siç është Europiani dhe të bëjmë më të mirën. Do të bëjmë analizën për tu përballur sa më mirë me Italinë. Sigurisht, e pashë me kujdes miqësoren mes Italisë dhe Turqisë”.
Shqipëri-Azerbajxhan
Miqësore7 qershor, 19:00
️ “Haladas SportKomplexum”, Hungari
️ Biletat mund t’i blini në .@digitalb_official & @rtvklan #pokukasitioshqiperiaime #futboll #fshf #kombetarja #shqiperia #kuqezi pic.twitter.com/YtOMaXfuJH
— FSHF (@FSHForg) June 6, 2024