E pabesueshme te Milan: “Maldini gati të kthehet si president”

Paolo Maldini kthehet te Milan, por në një rol krejtësisht të ri. Pasi u rrit në ekipin e të rinjve, kaloi në ekipin e parë, u bë kapiten, më pas flamuri i klubit dhe në fund drejtues, tashmë legjenda e kuqezinjve mund të rikthehet për të marrë një tjetër rol, atë të presidentit. Lajmin e bujshëm e ka bërë të ditur Andrea Longoni, gazetar i QSVS.

LONGONI: “MALDINI MUND TË KTHEHET SI PRESIDENT”
Do të ishte një rikthim, gjashtë muaj pas ndarjes. Një ndarje, ndër të tjera, mjaft e papritur dhe e zhurmshme, e kompletuar me disa shigjetime në javët e fundit që synonin pronësinë aktuale të kuqezinjve. E pikërisht këtu ka ardhur pika e kthesës: që të ndodhë ky skenar i pabesueshëm, klubi duhet të shitet.

 

 

NË KËTË RAST DO TË KTHEHEJ EDHE MASSARA
Sipas lajmit të zbuluar nga Longoni, një grup arab i interesuar për të blerë Milan mund të gjenerojë efektin domino të nevojshëm për kthimin e Paolo Maldini. Gazetari shtoi, megjithatë, se para së gjithash Cardinale duhet të bindet me një ofertë të parefuzueshme. E nëse marrëveshja përfundon, Massara gjithashtu do të rikthehet në klub. Për të parë nëse ky skenar i bujshëm do të realizohet, mbetet vetëm të presim.

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top