E pabesueshme, Kukësi ‘flak’ Partizanin nga Kupa me penallti: turpërohen të kuqtë, kishin fituar ndeshjen e parë

Partizani eliminohet në mënyrë të bujshme nga Kupa e Shqipërisë. Kukësi triumfon në çerekfinalen e kthimit 0-1, duke e çuar ndeshjen në shtesë e më pas te penalltitë, ku veri-lindorët u treguan më të saktë. Turpërohen të kuqtë e Orges Shehit, që kishin fituar edhe ndeshjen e parë dhe luanin në shtëpi, kundër një skuadre që në 10 ditët e fundit e kishin mundur dy herë. Devolli merr fitoren e parë në pankinën e bluve, duke eliminuar ish-skuadrën e tij si lojtar.

E pabesueshme ajo që ndodhi në Arenën e Demave, ku Kukësi katër ditë më parë kishte dalë i dërrmuar 3-0. E pra, edhe me avantazhin e ndeshjes së parë, Partizani është befasuar, duke humbur ndeshjen që nuk duhej. Të kuqtë ishin një nga pretendentët për trofeun, por tashmë kanë vetëm kampionatin për tu përqendruar dhe një humbje nga vendi i fundit i renditjes, që vinte nga shtatë humbje radhazi, nuk është ogur i mirë.

 

Kukësi nuk ishte llogaritur nga askush hipotetikisht se mund të eliminonte Partizanin, por Devolli fitoi ndeshjen e parë që kur është ulur në pankinën blu, falë golit të shkëlqyer të Hasaj. Partizani u shty përpara me Carën, e Mba por askush nuk kaloi dot Tafas. Kukësi u mbrojt me rregull dhe shkoi edhe pranë golit të dytë me Solodovnikov në minutën e 53′. Mba provoi pa sukses edhe në fund, me ndeshjen që shkoi në shtesë e më pas me penallti.

Atanaskoski ishte i vetmi që gaboi nga pika e bardhë. Ndërsa Salami i fundit që shënoi, duke mposhtur Qirkon dhe duke kualifikuar Kukësin në gjysëmfinale.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top