E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë: Trump inkurajon luftën kundër korrupsionit

E dërguara me punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy Van Horn, vlerësoi rolin dhe kontributin e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, në ceremoninë e 25-vjetorit të saj. Van Horn tha se Dhoma Amerikane përfaqëson tashmë 267 kompani, duke e cilësuar këtë një arritje të jashtëzakonshme dhe një tregues të ndikimit gjithnjë në rritje.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Dhoma Amerikane është bërë një nga zërat më të besueshëm dhe më të respektuar në peizazhin e biznesit shqiptar. Ajo mbetet kyçe në forcimin e zërit të komunitetit të biznesit”, u shpreh Van Horn.

Ajo theksoi se advokimi i Dhomës ka sjellë rezultate konkrete, duke përmendur si shembull përmirësimin e sistemit të taksimit, i cili tashmë është më i drejtë dhe më i balancuar, si dhe vendimin e Këshillit të Ministrave për tarifat e prodhimit të energjisë, që sipas saj është një hap i rëndësishëm për të hapur rrugën drejt më shumë investimeve në sektorin energjetik shqiptar.

Van Horn përcolli edhe një mesazh nga Presidenti Donald Trump, duke theksuar angazhimin e tij për marrëveshje të drejta dhe një klimë të shëndetshme biznesi.

“Presidenti Trump inkurajon marrëveshje të ndershme që garantojnë konkurrueshmërinë, luftën kundër korrupsionit dhe transparencën. Kjo i jep mundësi bizneseve të kenë sukses dhe të tërheqin më shumë investime amerikane në Shqipëri”, theksoi ajo.

Ceremonia e 25-vjetorit të Dhomës Amerikane të Tregtisë mblodhi përfaqësues të qeverisë, komunitetit të biznesit dhe diplomacisë, duke shënuar një moment të rëndësishëm në historinë e partneritetit ekonomik SHBA–Shqipëri. /Panorama

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top