E mori rrjedha e lumit Drin i Zi, gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e së enjtes, 27 gusht, në Gjoricë të Poshtme në Bulqizë, ku një vajzë 7-vjeçe u mor nga rrjedha e lumit Drini i Zi dhe u mbyt. Menjëherë pas njoftimit, nisën kërkimet për gjetjen e të miturës, ku u angazhuan familjarë, banorë të zonës dhe shërbimet e Policisë. Trupi i pajetë i vogëlushes është gjetur paraditen e sotme pranë urës së Drinit.

Sipas raportimeve, pesë të afërm, xhaxhai me dy nipërit dhe dy mbesat kishin hyrë për t’u larë ku i ka marrë rrjedha e lumit. Xhaxhai me dy nipërit dhe një nga vajzat arritën që të shpëtoheshin ndërsa 7-vjeçarja jo. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se rritja e prurjeve të lumit Drini i Zi ka ardhur nga hapja e portave të hidrocentralit të Shpiljes në Maqedoninë e Veriut.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top