E mbylli me futbollin, Pogba i dedikohet kinemasë: aktor në filmin “4 Zeros”

E mbylli me futbollin, Pogba i dedikohet kinemasë: aktor në filmin “4 Zeros”
Paul Pogba i dedikohet kinemasë dhe bëhet aktor. Mesfushori i Juventus, i dënuar 4 vjet për doping, do të ketë një rol protagonisti në filmin “4 Zeros” të regjisorit francez Fabien Onteniente. Filmi është vazhdimi i “3 Zeros” dhe duhet të dalë në kinema, sipas asaj që zbulon gazeta Le Parisien, në prill 2025. Kampioni i botës me Francën në 2018, sipas të përditshmes, luajti në 2 skena të ndryshme në parkun e Rueil-Malmaison, në periferi të Parisit. Pogba luan rolin e një edukatori përgjegjës për futbollistët e rinj. Në kast janë prezent edhe dy legjenda të tjera të futbollit francez: Rolland Courbis dhe Guy Roux.

Sipas dëshmive të mbledhura nga Le Parisien, Pogba ishte i qeshur, i disponueshëm dhe i qetë para kamerës: “Ai i la të gjithë gojëhapur me natyrshmërinë dhe thjeshtësinë e tij. Padyshim që i pëlqeu përvoja dhe tha se ishte gati, pse jo, ta përsëriste atë në të ardhmen”, ishin fjalët e një personi të pranishëm në xhirime.

Sipas stafit të futbollistit, Pogba është i bindur se do të rifillojë karrierën e tij si futbollist. Francezi ende shpreson për një ulje të dënimit pas apelimit të tij në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

PËR ÇFARË FLET FILMI
I programuar për publikun më 9 Prill 2025, filmi tregon historinë e Kidane, një djalë i ri që braktis familjen e tij për të ndërmarrë udhëtimin e rrezikshëm nëpër Mesdhe, duke ushqyer ëndrrën për të luajtur për Paris Saint-Germain. Në këtë aventurë, Paul Pogba luan rolin e një edukatori të dedikuar për futbollistët e rinj, duke shtuar një lloj autenticiteti falë përvojës së tij në botën e futbollit profesionist.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top