Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj do të vazhdojë karrierën te skuadra e Al Itihad në Arabinë Saudite.
Mediat e huaja raportojnë se mbrojtësi largohet nga Lokomotiva e Moskës në formën e huazimit teksa klubi arab do të përfitojë 1 milion e 200 mijë euro dhe me të drejtë blerje për 5 milionë euro.
Mbrojtësi shqiptar, do të luajë së bashku me disa kampionë si Ngolo Kante, Karim Benzema etj. Sipas informacioneve, Mitaj do të përfitojë rreth 3 mln euro në sezon me Al Itihad.
Operacioni u finalizua nga agjenti i tij, Silvio Pagliari.