E fundit nga Mali i Zi/ Policia rrethon shtëpinë e vëllait të Milo Gjukanoviç (FOTO)

Policia e Malit të Zi ka rrethuar një banesë në qendër të Podgoricës, ku banon biznesmeni Aco Gjukanoviç.

Sipas raportimeve të mediave vendase, inspektorët pritet të kryejnë një inspektim të pronave të Aco Gjukanoviç, vëllait të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit shumëvjeçar të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Një pjesë e rrugës është e mbyllur për trafikun.

Qendra Malazeze për Gazetari Investigative raportoi në shtator 2023 se Aco ishte zhvendosur në Luksemburg menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2020, ku kishte nisur projekte të reja biznesi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top