E FUNDIT/ Arrestohet kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi

Drejtori, deri dje, i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi është arrestuar. Ish-kreu i ARRSH-së akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion pasiv.

Një ditë më parë Evis Berberi mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni që mbante që në qershor të vitit 2021. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur rreth dy javë më parë hetim ndaj Berberit, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018. SPAK dyshon për një transferim fiktiv të kompanisë me qëllim që Evis Berberi të shmangte konfliktin e interesit, pak para se të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top