E diela rikthen reshjet në Shkodër, jepet njoftim për rrezik përmbytjeje

Instituti i Gjeoshkencave lajmëron se disa qarqe të vendit do të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut. Shkodra pritet të ketë intensitet më të lartë të tyre, ndërsa në Kukës e Vlorë do të jenë të dobëta deri në mesatare dhe me shtrëngata. IGJEUM njofton se reshjet mund të shkaktojnë rënie gurësh dhe përmbytje në disa zona urbane në Shkodër.

“Sot pasdite (e shtunë, dt. 24) në qarkun Shkodër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Nesër (e diel, dt. 25) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër, ndërsa të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës dhe Vlorë të shoqëruara me shtrëngata. Në të gjitha qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarkun Shkodër.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 19 °C
në vendet e ulëta: 9 / 19 °C
në vendet malore: 2 / 12 °C
Sot pasdite (e shtunë, dt. 24) dhe nesër (e diel, dt. 25) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet dhe në vendet malore”, thuhet në postimin në rrjetet sociale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top