E bujshme te Roma: Mourinho shkarkohet nëse humbet në Cagliari

Dan Friedkin është gati për të përzënë nga Roma teknikun Jose Mourinho! Lajmi i bujshëm vjen nga Corriere dello Sport, me firmën e drejtorit Ivan Zazzaroni. Presidenti i Romës – sipas gazetës romane – ka dashur ta shkarkojë trajnerin portugez pas humbjes në Marassit kundër Genoa. E vetëm ndërmjetësimi i drejtorit sportiv Tiago Pinto e ka shtyrë numrin një të verdhekuqve të ndryshojë mendje. Tani, megjithatë, duket se ka ardhur koha për jashtë ose brenda. Ultimatumi në mënyrë kurioze përkon me sfidën ndaj një prej simboleve të historisë së Romës, Claudio Ranieri. Nëse Roma humbet në Cagliari, pronarët janë gati të ndryshojnë kurs, duke shkarkuar portugezin Mourinho.

Sipas Corsport, Friedkins tashmë kanë në mendje një emër për zëvendësimin e trajnerit portugez. Ai është gjermani Hans-Dieter Flick, ish-trajneri i Gjermanisë. Drejtori i gazetës sportive romane, Ivan Zazzaroni, në emisionin e fundit të Pressing në Italia 1 kishte lënë të kuptohet se marrëdhënia mes Mourinho dhe Romës nuk do të arrinte deri në fund të sezonit. Skuadra verdhekuqe aktualisht ndodhet në vendin e trembëdhjetë në renditje me 7 pikë, por vjen nga fitorja 4-0 në Europa League ndaj Servette. Kjo sidoqoftë nuk do të mjaftonte për të ndrequr një marrëdhënie të prishur. Në Cagliari, pra, pritet një e diel vendimtare për të ardhmen e afërt të Romës. E ardhmja e Jose Mourinho është e lidhur me 90 minutat e ardhshme.

 

MOHIMI I KLUBIT
Klubi verdhekuq e cilëson si “false” rikonstruksionin e një shkarkimi të mundshëm të José Mourinho në rast të humbjes në Cagliari. Për më tepër, klubi rithekson se nuk ka pasur kurrë asnjë kontakt mes pronarëve amerikanë, veçanërisht Dan Friedkin, dhe trajnerit gjerman Flick për një situatë të mundshme zëvendësimi të Special One.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top