E bujshme, shkarkohet nga detyra Julian Ahmataj: Tirana e ka gati trajnerin e ri

Julian Ahmataj nuk do të jetë më trajneri i Tiranës. Humbja në derbi i ka kushtuar pankinën elbasanasit, që mori ekipin në nëntor, pas largimit të Orges Shehit. Megjithatë ky nuk është fundi i raportit mes Ahmataj dhe Tiranës, sepse 44 vjeçari do të marrë tani detyrën e Drejtorit Sportiv. Tirana, ndërkohë, ka gati edhe emrat që do ta zëvendësojnë në pankinë: Erbim Fagu e Erjon Xhafa.

E pakuptimtë një lëvizje në këtë moment, pikërisht përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë me Teutën. Ahmataj doli para mediave, në konferencën për shtyp, qartësisht në padijeni të zhvillimeve të këtyre orëve: “Skuadrat në këtë kampionat janë në të njëjtin nivel dhe i zgjidhin episode, duhet të bëjmë më pak gabime. Tirana ka vetëm një objektiv të vetëm, është titulli, edhe Kupa është objektiv i sezonit”, tha Ahmataj.

Ahmataj nuk mundi kurrë t’i jepte vazhdimësi rezultateve të bardhebluve. Kundër teknikut veproi edhe janari, me merkaton hyrëse të bllokuar, ndërsa në dalje klubi transferoi 4 lojtarë, duke e lënë pa alternativa teknikun. Ahmataj e lë Tiranën në vendin e katërt me 34 pikë, gjashtë pas dyshes Partizani e Vllaznia e me Dinamon që e kërcënon pas shpine.

Lexo më tej: Video/ Shehi hakmerret me Tiranën, Skuka e Cara përmbysin derbin: Ahmataj tani rrezikon ‘Final Four’

ÇFARË DO TË NDODHË TE TIRANA?
Ahmataj tani do të veprojë në rolin e Drejtorit Sportiv, pozicion i mbetur bosh që nga largimi i Tefik Osmanit për të Vllaznia. Zgjidhja për të qenë kursimtarë edhe në këtë situatë, është e brendshme me Erbim Fagun që punon me moshat bardheblu apo me Erjon Xhafën që punoi me bardheblutë si asistent i Ardian Memës dhe Emanuel Egbo. Kushdo të ulet në pankinën kryeqytetase do të jetë trajneri i tretë në këtë sezon, me Tiranën që komplikon gjithnjë e më shumë situatën e saj drejt objektivave sezonalë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top