Juventus, në ditën kur do të njoftohet Bordi i ri i Drejtorëve, bën të ditur se UEFA ka hapur një procedurë për mundësinë e tejkalimit të kritereve të Fair Play Financiar. Në analizë është periudha tremujore që shtrihet nga 2022/2023 deri në 2024/2025. Ky është komunikimi i klubit bardhezi: “Në lidhje me parametrin e Football Earning Rule, më 18 shtator, siç është praktikë në situata të ngjashme për klubet pjesëmarrëse në kompeticionet UEFA, Grupi ka marrë nga UEFA njoftimin për hapjen e një procedure për tejkalim potencial të këtij parametri për periudhën 2022/2023-2024/2025.”
Squad Cost Ratio është respektuar
Klubi bardhezi bëri të ditur se më 18 shtator UEFA njoftoi hapjen e një procedure për tejkalim potencial të Football Earning Rule për tremujorin e fundit. Juventus nuk duhet të ketë arritur të kufizojë humbjet në 60 milionë euro gjatë kësaj periudhe. Një problem. Klubi ka arritur të respektojë parametrin tjetër mbi të cilin bazohet Fair Play Financiar i ri, pra atë të quajtur Squad Cost Ratio.
Në të njëjtën kohë, klubi shkruan në njoftim: “Në vitin kalendarik 2024 Grupi e ka respektuar këtë parametër në bazë të konsoliduar dhe parashikon, bazuar në estimimet aktuale të të ardhurave dhe kostove të lidhura me llogaritjen e këtij parametri dhe në mungesë të ngjarjeve jo të përsëritshme, ta respektojë këtë parametrin edhe për vitin kalendarik 2025.”
Çfarë rrezikon Juventus për mosrespektimin e Fair Play Financiar
Juventus përfundon duke shkruar se rezultati i kësaj procedure të UEFA-s për shkelje të Football Earning Rule do të marrë në konsideratë edhe perspektivat e zhvillimit për vitin aktual dhe vitet e ardhshme të të gjithë parametrave ekonomiko-financiarë të UEFA-s. Rezultati pritet në pranverën e vitit 2026 dhe mund të sjellë një gjobë ekonomike ose vendosjen e kufizimeve sportive. Në pak fjalë, Juventus rrezikon një gjobë, aktualisht e paqartë sa i madh do të jetë, ose një kufizim të numrit të lojtarëve të përdorshëm në ndeshjet e kupave evropiane.