E bujshme, identifikohet tifozi i Lazios me fanellën “Hitlerson”: është gjerman

Tifozi i cili u përjetësua në tribunat e stadiumit Olimpico të dielën e kaluar gjatë derbit me fanellën “Hitlerson” është identifikuar nga policia. Ashtu siç ka bërë të ditur Repubblica, bëhet fjalë për një djalë gjerman që simpatizon skuadrën e Lazios. Djaloshi që mbante në shpinë numrin 88, referencë e qartë për përshëndetjen naziste Hail Hitler, u zbulua falë shikimit të pamjeve video të kamerave të impiantit sportiv.

Tifozi u identifikua së bashku me dy persona të tjerë dhe tashmë pozicioni i tyre po hetohet nga hetuesit. Sipas asaj që mësohet, gjermani kishte hyrë në stadium pa fanellën, të cilën më pas e kishte veshur vetëm pasi kishte nisur ndeshja.

 

REAGIMI I KOMUNITETIT HEBRE
Edhe komuniteti hebre i kryeqytetit italian denoncoi eksesin e panumërt antisemit nga ana e disa tifozëve të Lazio: “Një sektor i tërë që këndonte këngë antisemite. Një ‘tifoz’ në tribuna me fanellën Hitlerson dhe numrin 88. E ne, si gjithmonë, jemi të vetmit që jemi të indinjuar dhe protestojmë – kishte thënë presidentja, Ruth Dureghello përmes rrjeteve sociale. Postimi i saj u shoqërua me një imazh të tifozit gjerman të Lazios me fanellën në fjalë -. A ka mundësi që të gjithë të vazhdojnë të bëjnë sikur s’ka ndodhur asgjë?”.

Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale lënë pak vend për interpretim. Nga Curva Nord është dëgjuar qartë kori “shko në sinagogë dhe lutu, unë do të të bëj gjithmonë të ikësh”. Tekst që është kënduar edhe në rrethana të tjera. Fanella Hitlerson (“djali i Hitlerit”) me numrin 88 (referenca në shkronjën e tetë të alfabetit, d.m.th. H, dhe për rrjedhojë përshëndetjen naziste “Hail Hitler) plotëson një pamje të zymtë, edhe pse fatkeqësisht jo më tronditëse.

Real Madrid e Barça nuk mund të përdorin më El Clasico për të sponsorizuar sfidat mes tyre

Milan blindon Maignan e mendon për të ardhmen: rinovim deri në 2028

Shpëton Broja, Pochettino i bën dalje 15 lojtarëve te Chelsea: ja kush do të ndryshojë fanellë

Sevilla ekspert si klub, Mourinho rekordmen si trajner: në Budaspet luhet me “autobus” e me “veteranë”

FOTO/ Vendosi dygolëshi i Mauro Icardi, ‘digjet’ Stambolli: Galatasaray 23 herë kampion i Turqisë

Sfidon Mou e “injoron” Romën, Mendilibar: “E përgatis këtë finale si çdo ndeshje tjetër”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top