E bujshme/ Anthony Taylor, arbitri i Dortmund-PSG, do të vendosë titullin kampion në Shqipëri

Nga Champions League në Final Four në Shqipëri. Finalja e madhe e “Final 4”, në Superiore, do të gjykohet nga një arbitër i huaj dhe me shumë eksperiencë në arenën Europiane. Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se është arritur akordi, që finalja e madhe, që do të përcaktojë edhe ekipin kampion të këtij sezonin në Superiore, do të drejtohet nga arbitri anglez, Anthony Taylor.

Gjithashtu FSHF bën me dije se edhe ndihmësit e Anthony Taylor në finalen e madhe të 26 maj do të jenë të huaj dhe në ditët në vijim do të bëhen publike emrat e përzgjedhur.

KUSH ËSHTË TAYLOR?
Arbitri 45-vjeçar Anthony Taylor mban prej kohësh stemën e FIFA-s. Ai ka një karrierë të pasur në botën e futbollit, duke drejtuar takime të nivelit të lartë në Premier League, UEFA Champions League, UEFA Europa League. Anglezi ka gjykuar edhe disa finale të rëndësishme, ku vlen të përmendet finalja e vitit të kaluar në UEFA Europa League, Sevilla – Roma.

Nën gjykimin e tij është vendosur edhe ndeshja finale e FIFA Club Ëorld Cup në sezonin 2022/2023, Real Madrid – Al-Hilal. Autoriteti i Taylor ka vendosur edhe takimin final të UEFA Nations League të sezonit 2020/2021, Spanjë – Francë. Arbitri anglez u zgjodh gjithashtu edhe për sfidën finale të UEFA Super Cup 2020/2021, Bayern Munich – Sevilla. Taylor së fundmi drejtoi edhe takimin e parë gjysmëfinal në UEFA Champions League, Borussia Dortmund – PSG.

NJË TITULL PA KONTESTIME
“Final 4” është risia e këtij sezoni në Superiore. FSHF i ka dhënë një rëndësi maksimale këtyre ndeshjeve, për ta përmbyllur në mënyrën e duhur edicionin futbollistik. Në këtë këndvështrim është bërë edhe zgjedhja për të vënë drejtësi nga një arbitër i huaj, aq më tepër i staturës së Taylos, për të mos patur asnjë kontestim për kampionin e ri të vendit. Pasi kanë vrapuar për 36 javë, që do të zhbëhen nga sy ndeshje të fundit, që do të vendosin kampionin e ri, është e udhës që të paktën në betejën titull të mos ketë asnjë polemikë mbi gjykimin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top