“E akuzojnë se nuk lufton korrupsionin”/ Reuters: Protestat, sfidë për kryeministrin

Mediat ndërkombëtare vijojnë të raportojnë dhe transmetojnë drejtpërdrejt protestën që prej ditësh po zhvillohet në Tiranë. Tubimi, i cili nisi si kundërshtim ndaj projektit në Nartë , është shndërruar tashmë në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters raportoi se mijëra qytetarë dolën në rrugët e kryeqytetit në atë që konsiderohet protesta më e madhe e organizuar deri më tani. Sipas agjencisë, protestuesit marshuan me pankarta ku lexohej “Shqipëria nuk është në shitje”. Reuters raporton se tubuesit brohoritën slogane kundër qeverisë përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa turma u shtri përgjatë akseve kryesore të Tiranës.

Në raportimin e saj, agjencia Reuters e cilëson situatën si një tjetër provë politike për Edi Ramën, i cili ndodhet në pushtet prej vitit 2013. Në shkrim thuhet se një pjesë e qytetarëve shprehin pakënaqësi për ritmin e reformave, luftën kundër korrupsionit dhe cilësinë e shërbimeve publike, veçanërisht në sektorë si shëndetësia.

Reuters sjell edhe qëndrimin e kryeministrit Rama, i cili ka deklaruar se projekti që ka nxitur protestat do të ecë përpara dhe do të zbatohet me përgjegjësi, ndërsa ka nënvizuar angazhimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit, duke përmendur edhe rolin e SPAK.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top