E akuzoi se po humbet një shoqëri për Kiarën, por kështu e ‘bullizonte’ Efi-Luizin para tre muajve

Mbrëmë gjatë prime të Big Brother VIP Albania, Efi pati tri situata e ku ju dha hapësirë e mjaftueshme që të debatojë me të gjithë banorët e shtëpisë.

Fillimisht Efi foli për atë se Luizi e ka pritur ftohtë në shtëpi dhe ajo për këtë gjë la fajtore të dashurën e Luizit në shtëpi. Tashmë ish shoqja e Luizit i kërkoi atij që t’ia shpjegojë se pse është kjo marrëdhënie e ftohtë derisa personi më i përfolur në skenën e showbizit shqiptar, Luiz Ejlli ju përgjigj se “ai nuk ka qenë jashtë dhe se ende ka rezerva për një video që ka parë jashtë”.

Gjatë “prime” Efi dhe Kiara filluan të debatojnë fortë dhe për një moment ato akuzuan njëra-tjetrën për “genjështare” dhe “superfallco”.

Fansat në rrjet kishin mendime të ndryshme por ata filluan që të kritikojnë më shumë Kiarën derisa Efin e ngritnin në qiell.

Në një moment Kiara i tha Efit që ajo e “ka lidhur në shoqëri me Luizin” derisa këtë gjë të Kiarës e konfirmoi dhe Ronaldo, edhe ky një banorë tjetër i rihyrë në shtëpinë e Big Brother.

Por, para se Efi të hetonte famën e Luizit përmes dronëve ajo ishte njëra prej banorëve që kishte një sjellje tepër të pahijshme ndaj këtij banori. Në një video të ripostuar nga fansat e Luizit, Efi e “bullizon” në limitet njerëzore konkurrentin Luiz Ejlli.

Në këtë bullizim marrin pjesë disa banorë e ku në mesin e tyre Dea Mishel por edhe ish konkurrentja më e fortë e Luizit deri para disa dite, Olta Gixhari.

Jo vetëm këto personazhe por me Luizin në këtë rast merret edhe Ronaldo dhe ish banorja që tani i del në mbrojtje, modelja Kejvina Kthella.

Banorë të tjerë që nuk e fyejnë Luizin por vetëm degjojnë janë: Nita, Diola, Kristi, Kiara, Bjordi, etj…

Disa herë është thënë që shumë banorë pasi që dalin nga shtëpia bëhen me Luizin për të marrë famë dhe Efi është një shembull tipik i kësaj gjëje ku Luizit pasi doli nga shtëpia i ka dal në përkrahje pavarësisht gabimeve që ai në fund i ka pranuar, e për të cilat ka kërkuar falje.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top