Dzeko nuk pranon rinovimin për një vit, Interi hedh sytë në Premier League

Interi nuk po arrin të bindë sulmuesin Edin Dzeko për të rinovuar. Boshnjaku nuk është dakord me zgjatjen e bashkëpunimit për një vit, ai synon një marrëveshje 2-vjeçare.

Duke parë moshën e tij, zikaltrit stepen dhe po shohin edhe për alternativa të tjera për sulmin. “Gazzetta dello Sport” shkruan se Interi i ka hedhur sytë në Premier League dhe synon të rikthejë në Itali sulmuesin Gianlucca Scamacca.

Situata e tij te West Ham-i nuk është e mirë, ndërkohë që edhe agjencia që e menaxhonte ka shkëputur marrëdhënien me të. Tek Interi ia dinë cilësitë, pasi ka spikatur te Sassuolo më parë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top