Avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është intubuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve, Vishaj është transportuar me urgjencë drejt spitalit, pas dyshimeve se mund të ketë rënë nga shkallët.
Ndërkohë, mjekët po i japin ndihmën e nevojshme, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet kritike. Kjo është hera e dytë që avokati përballet me një betejë të vështirë për jetën, pasi në gusht të vitit 2025, Vishaj tregoi publikisht se kishte kaluar një sëmundje të rëndë.