Dyshohet se lejuan ndërtimin e godinës 5-katëshe pa leje në Himarë, AMP procedon 4 policë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka proceduar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” katër policë, pasi dyshohet se lejuan ndërtimin e godinës 5-katëshe pa leje në Himarë. Ata janë Emiljano Prenga, me detyrë Shef i Krimeve në Volum, Komisariati i Policisë Divjakë, Klodian Petani, me detyrë Specialist i Hetimit të Krimeve, Komisariati i Policisë Vlorë, Ferit Merkaj, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve, DVP Vlorë dhe Redin Çaushaj, me detyrë SPZ, Komisariati i Policisë Himarë.

Ferit Merkaj dhe Redin Çaushaj janë shpallur në kërkim nga policia, pasi nuk janë gjetur në banesat e tyre dhe pavarësisht njoftimeve ende nuk janë paraqitur pranë strukturave përkatëse. Për dy punonjësit e tjerë janë kryer procedurat për shpalljen e tyre në kërkim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top