Dyshja e Liverpoolit të cilët kanë mbetur të injoruar nga Slot, pritet të largohen këtë verë

Dyshja e Liverpoolit, Rhys Williams dhe Billy Koumetiou mund të largohet nga ‘Anfield’ këtë verë pasi kanë mbetur të injoruar nga trajneri i ri Arne Slot.

Dy qendërmbrojtësit që patën minuta nën urdhrat e Jurgen Kloppit, kanë stërvitur me grupmoshat U21 që prej emërimit të Slot në krye të klubit.

Tekniku holandez fillimisht kaloi kohë duke parë disa pamje të lojtarëve të tij gjatë ndeshjeve dhe në stërvitje dhe duket që Williams dhe Koumetio nuk do të marrin mundësinë që ata presin.

Sipas The Athletic, dy mbrojtësit janë duke konsideruar opsionet e tyre dhe pritet të largohen nga Liverpooli gjatë kësaj vere.

Williams, i cili ka bërë 19 paraqitje për ekipin e parë të Liverpoolit, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në League One ndërsa ka interesim edhe në Turqi.

23-vjeçari kaloi në akademinë e Liverpoolit, dhe startoi në pesë ndeshjet e fundit të sezonit 2020/21 pasi një krizë lëndimesh e goditi ekipin.

Pas një paraqitje fantastike ndaj Atalantës në Ligën e Kampionëve më herët gjatë atij sezoni, Klopp e cilësoi atë si lojtar të jashtëzakonshëm.

Por Williams ka pasur vështirësi që të gjejë minuta në vitet e fundit ndërsa nuk ka pasur asnjë paraqitje gjatë huazimit tek Aberdeeni sezonin e kaluar.

Koumetio, ndërkohë, u transferua në Francë tek Orleansi si adoleshent në fillim të 2019 ndërsa ka vetëm dy paraqitje me ekipin e parë të Liverpoolit.

Ai momentalisht po kërkohet nga disa ekipe në Skoci dhe Francë, përkundër faktit që ka bërë vetëm një paraqitje gjatë huazimit në Championship tek Blackburni sezonin e kaluar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top