Dyndja e gushtit/ Mijëra qytetarë hyjnë në pikat kufitare të Sarandës

Në 24 orët e fundit në qytetin e Sarandës, në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës dhe në Portin e Qytetit ka pasur një dyndje njerëzish.

Sipas informacioneve zyrtare, në territorin e vendit tonë kanë hyrë 7511 shtetas shqiptarë dhe 3894 shtetas të huaj.

“Sipas informacioneve nga Komisariati i Policisë Kufitare në Sarandë, në 24 orët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës dhe në Portin e Qytetit

-kanë hyrë 7511 shtetas shqiptarë -kanë hyrë 3894 shtetas të huaj.

-Kanë dalë 3617 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

-Kanë hyrë 757 mjete shqiptare dhe të huaja

-Kanë dalë 745 mjete shqiptare dhe të huaja.

-U përpunuan në hyrje 17 tragete dhe 2 mjete turistike

-U përpunuan në dalje 17 tragete dhe 16 mjete turistike”, thuhet në njoftim.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top