Dygolësh i Coman e Sané, Bayern asfalton Freiburg: Leverkusen rimerr kreun

Në javën e shtatë të Bundesligës fitojnë të dy skuadrat e mëdha të impenjuara. Bayern Munich ka mposhtur 3-0 Freiburg në Allianz Arena. Kingsley Coman shënoi dy herë për Tuchel (12′, 85′) dhe Leroy Sané (25′) për të mbyllur historinë. Bavarezët ngjiten në vendin e tretë, pas Stuttgart dhe Bayer Leverkusen, që rikthehet në krye. Aspirinat mposhtën Këln 3-0, falë golave të Hofmann (22′), Frimpong (32′) dhe Boniface (67′).

Asnjë vështirësi për Bayern Munich, që mposhti Freiburg 3-0 në shtëpi. Fillim i vrullshëm për bavarezët, të cilët pas dymbëdhjetë minutash lojë kaluan në avantazh 1-0. Muller shërbeu për Coman, i cili i dha epërsinë vendasve. Të besuarit e Tuchel nuk i lanë asgjë rastësisë dhe në minutën e 25′ dyfishuan epërsinë me golin e Leroy Sané. Ish-anësori i Manchester City shënoi edhe dy minuta më vonë, por goli u anulua. Gjërat nuk ndryshuan në pjesën e dytë, me vendasit që imponuan ritmin dhe lojën e tyre. Bardhezinjtë nuk dhanë kurrë përshtypjen e rrezikshmërisë dhe në minutën e 85′ Coman mbylli ndeshjen. Dygolësh personal i francezit, me asist të zëvendësuesit Laimer. Përfundoi 3-0, me Bayern që ngjitet në 17 pikë, ende -2 nga kreu. Freiburg mbetet i mbërthyer në kuotën e 10 pikëve.

BAYER LEVERKUSEN-KOLN 3-0
Gjithçka jashtëzakonisht e thjeshtë edhe për Bayer Leverkusen, që mposhti Koln 3-0 në BayArena (i pari kundër fundit). Ndeshja e orientuar që në pjesën e parë, me të besuarit e Xabi Alonso që menaxhuan kryesisht zotërimin e topit. Në minutën e 22′ erdhi goli që zhbllokoi ndeshjen. Prekje e shkëlqyer me thembër nga Ëirtz dhe finalizimin fitues i Hofmann. Dhjetë minuta më vonë Aspirinat dyfishuan epërsinë, me Frimpong që shënoi 2-0 duke finalizuar një asist nga mbrojtësi tjetër Grimaldo në shtyllën e largët. Koln u shfaq përpara vetëm në fund të pjesës së parë, pa arritur të bëjë keq. Skenari i pjesës së dytë ishte identik me atë të pjesës së parë dhe në minutën e 67′ Bayer mbylli lojën. Hofmann shërbeu për Boniface, që e dërgoi në rrjetë. Përfundon me rezultatin 3-0, me Bayer Leverkusen që mbetet në krye të renditjes, me 19 pikë. Koln është ende i fundit me një pikë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top