Dyfishohen tarifat e shërbimeve për marrjen e patentave

Tarifat e shërbimeve për lejet e drejtimit janë dyfshiuar ose trefishuar, urdhër ky i cili ka hyrë në fuqi prej datës 16 Janar.

Shkresa është firmosur nga Drejtoria e Përgjithshme të Transportit Rrugor dhe është miratuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Në dokumentin e siguruar nga News24, zbulohen tarifat e reja që kanë hyrë në fuqi për shërbimet e lejedrejtimeve.

Për të dhënë provimin e njohurive teorike kur nuk e fiton testin teorik në provimin e parë duhej të paguaje 400 lekë si tarifë, ndërsa tashmë duhet të paguash 1200.

Gjithashtu për riprovimin e testit të praktikës kur më parë do paguaje 500 lekë tashmë do të paguash 4-fish më shumë.

Për t’u pajisur me leje drejtimi për të gjitha kategoritë nga 3500 lekë tashmë do paguhet 4500 lekë.

Edhe një sërë shërbimesh të tjera për patentat janë dyfishuar, si pajisja me leje drejtimi ndërkombëtare, pajisja me “Leje”dhe provim kualifikimi teorik pas humbjes totale të pikëve ose heqjes së lejedrejtimit, por edhe për autoshkollat për detyrimet që kanë për ushtrimin e aktivitetit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top