Kanë mbetur më pak se dy muaj nga dasma mes Paulo Dybala dhe Oriana Sabatini. Të dy do t’i thonë “po” njëri-tjetrit më 20 korrik në Buenos Aires, pas shumë vitesh fejesë. Vetëm se të ftuarit në ngjarjen e madhe do të duhet të respektojnë disa rregulla.
TË FTUAR ME… KUFIZIME
Dita e madhe po vjen edhe për Paolo Dybala. Argjentinasi do të kurorëzojë bashkimin e tij me martesë me Oriana Sabatini më 20 korrik në Buenos Aires. Nëna e Orianës, Catherine Fulop, ka folur për ngjarjen e madhe, duke treguar për programin argjentinas “Corta por Lozano” dy kërkesat e çuditshme të çiftit për të gjithë të ftuarit. Fillimisht sidoqoftë ajo saktësoi se do të jenë 300 të ftuar, shumë lojtarë dhe se vera e zgjedhur do të jetë ajo e prodhuar nga Leandro Paredes.
DY KËRKESAT E PAZAKONTA
Kërkesa e parë për mysafirët është të mos sjellin celularët me vete pasi do të jetë rreptësisht e ndaluar. U saktësua se do të ketë fotografë të stacionuar kudo për të përjetësuar çdo moment të ngjarjes dhe gjithashtu për të shmangur rrjedhjet e lajmeve dhe fotove në bazë të marrëveshjeve ekskluzive. Kërkesa e dytë është që si dhuratë nuk duan video të të dyve si fëmijë që tregojnë historinë e tyre dhe foto e video me familjen. Me pak fjalë, rregulla strikte në shtëpinë Dybala.
¡Terapia de Diván con Cathy Fulop! Reveló algunos detalles sobre el casamiento de su hija y todo lo que significa este momento para su familia
Mirá #CortaPorLozano en https://t.co/8LcbcTOwEE pic.twitter.com/knH4ix0EgP— Cortá por Lozano (@CortaPorLozano) May 23, 2024