Dy vite luftë në Ukrainë, mbi 400 mijë viktima, miliona të zhvendosur

Asgjë e re nga Fronti i Lindjes. Parafraza e titullit dhe e tragjedisë së romanit të njohur të Remarque për Luftën e Parë Botërore i përshtatet fare mirë gjendjes së luftës midis Ukrainës dhe Rusisë: qindra mijëra të vdekur në llogoreve, një vend i shkatërruar dhe pa paqe në horizont.

Një luftë dyvjeçare dhe që po hyn në të tretin, për të mos përmendur të dhjetin nëse marrim parasysh të gjithë konfliktin për Donbasin, pa asnjë ushtri afër fitores ushtarake apo pa arritur pushtime vendimtare.

Në këtë dyvjetor luftime, rishfaqen pyetjet e zakonshme pa përgjigje: kush fiton dhe kur do të përfundojë e gjithë kjo?

Sipas të gjitha vlerësimeve, perspektivat për paqe mbeten të zbehta për momentin pasi të dy palët nuk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Kievi kërkon që Moska të heqë dorë nga të gjitha pretendimet e saj territoriale, të tërheqë forcat e saj nga territori ukrainas dhe të japë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar.

Moska, nga ana tjetër, këmbëngul që Ukraina të heqë dorë nga një ligj që ndalon bisedimet me Rusinë dhe kërkon po ashtu që ajo të kthehet në statusin e saj neutral, të paangazhuar dhe jo bërthamor, si dhe të sigurojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve të saj rusishtfolës.

Që nga 24 shkurti i vitit 2022, lufta ka marrë jetët e të paktën 10,582 civilëve, mes tyre 5,017 burra, 3,093 gra dhe 587 fëmijë.

Numri i të plagosurve raportohet të jetë të paktën 19,875, mes tyre 6,524 burra, 4,546 gra dhe 1,298 fëmijë, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Shifrat reale besohet të jenë shumë herë më të larta.

Sipas të dhënave, thuajse 6.5 milionë ukrainas kanë kërkuar strehim në mbarë botën teksa 3.7 milionë të tjerë janë zhvendosur nga vendi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top