Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë u regjistrua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) pak pas mesnatës, me epiqendër në Pizzone, një komunë në provincën e Isernias .

Tërmeti, i cili zgjati disa sekonda, u ndje në të gjithë zonën e Isernias dhe gjithashtu në provincat e Chieti, L’Aquila dhe Caserta . Shumë njerëz dolën në rrugë nga frika . Deri më tani nuk është raportuar për dëme ose të lënduar.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në zonën Pizzone, në provincën e Isernias dhe në kufirin me Abruco-n dhe Lazion, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Një tërmet i dytë, me magnitudë 2.2, u ndje në të njëjtën zonë në orën 3:41 të mëngjesit sipas orës lokale, në një thellësi prej 9 kilometrash.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top