Dy senatorë amerikanë takohen sot me Osmanin dhe Kurtin

Dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch do të takohen sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani do t’i presë dy senatorët nga ora 9:15. Ndërkaq, në ora 10:00, Shaheen dhe Welch do të takohen me kryeministrin Kurti. Është bërë e ditur se në të dy rastet do të ketë deklarim për media. Vizitën e senatorëve amerikanë në Kosovë e njoftoi vetë Shaheen në një postim në platformën “X” .

“Senatori Peter Welch dhe unë jemi në Ballkanin Perëndimor për të siguruar aleatët tanë se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështet aspiratat demokratike të kombeve të tyre. Pres me padurim që të kem biseda thelbësore me drejtues dhe zyrtarë lokalë gjatë gjithë vizitës”, shkruan Shaheen.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top