Pasditen e sotme në orën 18:00, Partia Demokratike do të zhvillojë mbledhjen e Kryesisë.
Në takim pritet të mbajë fjalën edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, ndërsa pritet të merren një sërë vendimesh.
Kjo mbledhje vjen disa ditë pas protestës kombëtare të 7 tetorit dhe dy ditë para zhvendosjes së protestës në dyert e Parlamentit Europian në Strasburg.
Sikurse kishin paralajmëruar, 30 deputetë do të protestojnë më 23 tetor para Parlamentit Europian në Strasburg, teksa aty do të zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Evropian