Dy deputetë të PS i thonë jo hartës së re territoriale, ja kush votoi kundër shkrirjes së 15 bashkive!

Dy deputetë të Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, kanë dalë kundër propozimit për reformën e re territoriale me 46 bashki.

Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist në fillim të kësaj jave, dy deputetët kanë shfaqur rezerva për propozimin për bashkimin e 15 bashkive.

Në fund të mbledhjes së grupit parlamentar socialist, drafti për hartën e re territoriale është hedhur në votim, ndërsa Braçe dhe Sinaj kanë votuar kundër.

“Më bën të shkoj drejt votës kundër”, mësohet të ketë thënë, ndër të tjera, Erion Braçe gjatë mbledhjes.

Propozimi i Partisë Socialiste parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive.

Për miratimin e reformës territoriale në Kuvend nevojiten 84 vota.

Nëse qëndrimi i dy deputetëve socialistë nuk ndryshon, kjo mund të ndikojë në numrin e votave të nevojshme për miratimin e ndarjes së re territoriale.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top