Dy bashkitë me më shumë borxhe

Kryeministri Rama ka zhivlluar një mbledhje të gjerë sot në Shkodër ku krahas ministrave janë edhe kryetarët e bashkive.

Përsa sa i përket burimeve njerëzore, është analizuar numri i punonjësve për 1000 banorë për të gjitha bashkitë, në aparatet e tyre dhe shërbimet që ofrojnë.

Sa i përket anës financiare, janë futur në sitë kapacitetet e bashkive për të mbledhur të ardhurat e tyre, si dhe cilat janë bashkitë që performojnë më mirë.

Një pjesë e mirë e diskutimit ka qenë për bashkitë që varen tërësisht nga grantet e qeverisë. Bëhet fjalë për 14 bashki, kryesisht të vogla, të cilat 85% të buxhetit të tyre e kanë prej granteve të qeverisë. Megjithatë, nga raportet rezulton një ulje e përgjithshme e borxhit nga bashkitë e vendit ndaj të tretëve. Në krye të bashkive që kanë më shumë borxhe janë Vora dhe Kavaja.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top