DW: 100.000 vetë dhanë lamtumirën Charlie Kirk

Në një stadium futbolli në Glendale në shtetin e Arizonës u zhvillua ceremonia e përmortshme për Charlie Kirk. Ceremonia ishte një përzierje e dhimbjes, shërbesës fetare dhe manifestimit politik – dhe Charlie Kirk u nderua si një “martir”.

Thirrje për pajtim dhe një gjest me simbolikë të fuqishme

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ftoi në tribunën e stadiumit të venë e aktivistit të djathtë Erika Kirk, të cilën e përqafoi, një imazh ky me forcë simbolike: Nuk është vetëm e veja në hidhërim, që përqafon Trumpin, por e gjithë lëvizja e spektrit të djathtë konsrvator, që ka krijuar bashkëshorti i saj.

Kirk ndërroi jetë para gati dy javësh në moshën 31 vjeçare. Ai ishte duke mbajtur një fjalim në korpusin e Universitetit në Utah, kur u qëllua nga një plumb. Të pandehurin 22 vjeç e kërcënon tani një dënim me vdekje.

Njëmbëdhjetë ditë pas atentatit vdekjeprurës ndaj aktivistit të së djathtës ekstreme në SHBA dhe podcasterit Charlie Kirk, e veja e rij Erika i bëri thirrje SHBA-së për pajtim: “Përgjigja ndaj urrejtjes nuk është urrejtja”, tha ajo të dielën (21.09.2025) gjatë cerëmonisë së përmortshme për bashkëshortin e saj. Ajo tha se e ka falur atentatorin.

Kur Erika Kirk e veshur me kostum të bardhë me pantallona dhe me një kryq në gjoks u ngjit në tribunë dhe drejtoi vështrimin drejt qiellit, pati brohoritje. Ajo tha, se bashkëshorti i saj me punën e tij ka “përmbushur vullnetin e Zotit”. Erika Kirk ndërkohë ka marrë përsipër drejtimin e organizatës së rinisë të krijuar nga Kirk, Turning Point USA(Kthesa SHBA), e cila promovon në shkolla dhe universitete pozicionet e djathta.

Erika Kirk duke iu adresuar atentatorit tha: “Këtë djal të ri, unë e fal”. Masa e duartrokiti, atë, ndërsa ajo fshinte lotët nga sytë. “Kjo është ajo që ka bërë Krishti dhe këtë do të bënte edhe Charlie”, shtoi ajo.

Trump konsideron si përgjegjëse të majtën radikale

Presidenti i SHBA-së në të kundërt theksoi, se ai i “urren” kundërshtarët e tij të majtë dhe i bëri thirrje masës: “Luftoni, luftoni, luftoni!”

Sorry, Erika, tha Tump, mendoj ndryshe: Kirk u vra mizorisht nga një “monstër e radikalizuar dhe gjakftohtë”. Ai kritikoi ashpër të “majtën radikale”. Ky atentat ishte një “sulm ndaj SHBA-së”, tha më tej presidenti. Dorasi drejtoi armën kundër Kirk, por “plumbi na shënjstronte ne të gjithëve”, theksoi Trump gjatë fjalimit të tij duke qendruar pas një xhami antiplumb.

Ish-presidenti demokrat Barack Obama pas atentatit e akuzoi Trumpin, se po polarizon SHBA-në në vend që ta pajtojë vendin

Menjëherë pas vdekjes së Kirk, Trump bëri përgjegjëse “të majtën radikale”, pa përmendur dëshmi. Që nga ajo ditë ai ka ashpërsuar qendrimin ndaj kundërshtarëve politik dhe medieve kritike./DW

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top