Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët

Reshjet intensive të shiut kanë rikthyer përmbytjet në Durrës.

Mëngjesin e sotëm, pjesa më e madhe e akseve të brendshme të qytetit është gjetur e mbuluar nga uji, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve.

Situata është krijuar pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin, ndërsa në disa rrugë të qytetit uji ka pushtuar sipërfaqen e asfaltuar.

Problematika e përmbytjeve në Durrës përsëritet sa herë që reshjet janë intensive.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top