Kati i 10-të i një pallati në Durrës është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 23:30, në lagjen nr. 4, pranë stacionit të trenit ra zjarr në katin e 10 të një pallati. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset. Shërbimet e Policisë evakuuan menjëherë banorët dhe nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar.
Zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.