Durrës/ Operatorët turistikë denoncojnë inspektorët: Ryshfet dhe gjoba deri në 30 milionë lekë

Korrupsioni dhe gjobat e larta janë ndër shqetësimet kryesore të operatorëve turistikë në Durrës. Gjatë një takimi me kreun e Inspektoriatit të Përgjithshëm, Dashnor Sula, përfaqësues të biznesit denoncuan publikisht praktikat abuzive të disa inspektorëve, të cilët sipas tyre kërkojnë ryshfet gjatë kontrolleve. Ata kërkuan që inspektimet të mos zhvillohen gjatë sezonit turistik, por në periudha të tjera të vitit, si dhe ngritën nevojën për ndryshime ligjore që prekin sektorin.

Pronarët e hoteleve dhe resorteve kërkuan rishikimin e sistemit të gjobave, të cilat i konsiderojnë të papërballueshme, si dhe përcaktimin e standardeve më të qarta për licencimin e aktiviteteve turistike.

“Vendosin gjoba marramendëse deri në 30 milionë lekë, gjë që është absurde. Ose kërkojnë ryshfet në këmbim të mosvendosjes së tyre. Inspektorët nuk largohen pa një gjobë ose pa ryshfet”, deklaroi kreu i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa.

Kasa evidentoi edhe probleme të tjera që, sipas tij, kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, mes tyre mungesën e ujit të pijshëm dhe derdhjen e ujërave të zeza në det.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top