Durán humb fluturimin e mungon në grumbullim, Mourinho i tërbuar: “Do vuajë pasojat”

Fenerbahçe ka mbërritur në Portugali për grumbullimin parasezonal, por blerja e re Jhon Durán, i ardhur në huazim nga Al-Nassr në Arabinë Saudite, humbi fluturimin dhe nuk u paraqit: kjo do të thotë se do të humbasë fillimin e grumbullimit parasezonal dhe kjo çështje nuk është pritur mirë nga José Mourinho.

Trajneri portugez, ish i Interit dhe Romës, në një konferencë shtypi e quajti sjelljen e Jhon Durán “të pasjellshme” dhe u shpreh me fjalë shumë të ashpra: “Këtu ka rregulla të qarta dhe kushdo që nuk i respekton do të paguajë pasojat. Nëse paraqitet, do të flasim me të”.

Durán nuk paraqitet dhe Mourinho e kërcënon
Durán u zyrtarizua më 6 korrik dhe është një blerje e rëndësishme për Fenerbahçe-n, i marrë në huazim nga Al-Nassr i Cristiano Ronaldos, ku kishte shënuar 12 gola në 18 ndeshje: futbollisti kolumbian kishte mbërritur në Arabinë Saudite nga Aston Villa për 77 milionë euro.

Aventura e Jhon Durán te Fenerbahçe ka nisur me këmbë të mbarë sepse nuk u paraqit në fillimin e përgatitjeve në Portugali, duke e zemëruar keq José Mourinhon, i cili shprehu gjithë pakënaqësinë e tij në konferencë për shtyp: “Është një mungesë respekti. Këtu ka rregulla të qarta, dhe kush nuk i respekton do të përballet me pasojat. Do të flasim me të, nëse dhe kur do të paraqitet”.

Nuk është hera e parë që Jhon Durán del në faqet e para për çështje disiplinore. Në ndeshjen Kolumbi-Peru të qershorit të kaluar, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, ai u zëvendësua në mes të pjesës dhe qarkulluan zëra për një debat të ndezur me pjesëtarë të stafit teknik të kombëtares: nuk u konfirmuan kontakte fizike dhe zënka, por lojtari nuk u grumbullua për ndeshjen pasuese ndaj Argjentinës.

Futbollisti kolumbian javët e fundit ishte përfolur edhe për një transferim te Napoli, që megjithatë ka kaluar te profile të tjera si Lorenzo Lucca, operacion tashmë i mbyllur, dhe Darwin Nunez, një tjetër objektiv merkatoje i napolitanëve.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top