Dumani – Ramës: Përpjekja për ta quajtur SPAK institucion represiv, e dështuar

Kryeprokurori Altin Dumani i është përgjigjur kryeministrit Rama ditën e sotme në lidhje me masat e sigurisë që vendoset për personat nën hetim. Rama jo me larg se mëngjesin e sotëm, deklaroi se nuk do të pranojë më arrestime pa gjyq nga ana e SPAK. Ndërkohë që Dumani ka deklaruar se përpjekja për ta quajtur SPAK institucion represiv është e dështuar.

“E para në çdo masë sigurimi që ne kërkojmë ne njohin mirë kriteret e kodit të procedurës penale dhe përpiqemi të jemi strikt për caktimin e masës së sigurimit. Çdo hetim ka dinamikën e vet, por përpjekja për të vendosur SPAK si një institucion represiv është një përpjekje e dështuar. SPAK ka publikuar numrin e përgjithshëm të paraburgosurve për llogari të SPAK në raport me numrin e të paraburgosurve në Shqipëri. Më pak se 9% dhe këta janë për vepra penale që lidhin me krimin e organizuar.

Sa i takon veprave penale të korrupsionit dhe veprave të kryerja në detyrë, është gjithë gjeografia. 49% janë hetuar në gjendje të lirë, janë hetuar me masa arresti në shtëpi, ndalimi i shtetit jashtë shtetit. Pra situata në raport me SPAK nuk është ajo që paraqitet. Vetëm 9% dhe nëse i ndan shumicën absolute i zë subjekti i krimit të organizuar që për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin nuk ka masë tjetër veç arrestit me burg. Kështu që SPAK në kërkesat që bën është e kujdesshme të vlerësojë kriteret dhe kushtet që parashikohen në procedurën penale sa i takon llojit të masës së sigurimit,” tha Dumani.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top