Dumani: Prokurorë e gjyqtarë të përfshirë në krim

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës ditën e sotme. Gjatë bashkëbisedimit, Dumani ka folur në lidhje me korrupsionin në institucionet shqiptare.

Ai ka deklaruar se korrupsioni është një plagë që prek të gjitha institucionet, duke nisur nga prokuroria. Më tej, Dumani ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe, kanë hetuar 70 policë.

“Korrupsioni është një plagë që prek të gjitha institucionet. Do ta filloja nga Prokuroria. Fatkeqësisht na është dashur t’i vëmë përpara përgjegjësisë edhe kolegët tanë, madje mund të kemi pasur edhe marrëdhënie shoqërore. Por kemi zbatuar detyrën. Për të ardhur edhe te policia. Në kaq vite SPAK, numri i policëve të hetuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale është mbi 70. Në këto vite, numri i policëve të hetuar për korrupsion apo vepra të tjera penale është mbi 70. Fatkeqësisht, në hetimet tona kemi konstatuar funksionarë të lartë policie, që madje janë deklaruar edhe fajtorë, si pjesë të organizatave kriminale apo grupeve të strukturuara kriminale. Nuk janë vetëm nga policia, por edhe nga gjyqësori. Një kemi një çështje kur një gjyqtari i është atribuuar edhe vepra penale si pjesëmarrje në organizatë kriminale. Por Policia e Shtetit, pavarësisht kësaj pjese e cila na ka rezultuar e implikuar në vepra penale, policia në masën absoute janë djem edhe vajza që janë të përkushtuar në punën e tyre dhe meritojnë respekt,” u shpreh Dumani.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top